Menu

Puntoritë

0

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • 12138334_769329436522287_4280284940831852474_o Ruler Painting
  • 12038778_769331709855393_8924850030744439487_o Talking group
  • 12049459_767983769990187_5932143559741695305_n Archi Notebook 2
  • 11249163_768354296619801_3175871859902211782_o Qielli i lidhur
  • 12068518_769092859879278_8844861398998878667_o Le Maquette
  • 12068458_769092953212602_327702491737067996_o Le Klodette
  • 12140031_768716716583559_5521966121475653527_o Unknown Black and White
  • 12079112_767984219990142_1699634321520854382_n Gloves
  • 12729087_831004177021479_8137660243161120035_n Lyra in Piano
  • 64266_596591257129440_6046532427824795359_n Image 12
  • 64736_596582510463648_4910962539050536380_n Image 11
  • 1383125_594946490627250_1614154836591037612_n Image 10

REFLEKTIMI MBI PARKUN

Tutor: Sean Martindale

Kjo puntori do te trajtojë hapësirën e Parkut Kombëtar “Gërmia” dhe statusin si hapësirë nën mbrojtje që e ka fituar së fundmi. Martindale së bashku me pjesëmarrësit do të eksplorojë mundësitë e përdorimit të materjaleve natyrale apo të ricikluara për të krijuar instalacionet dhe krijime skulpturale. Kjo puntori dizajni do të ofrojë mundësitë për të shkëmbyer ide mes artistit dhe pjesmarrësve ndërkaq qëllimi parësor i skulpturave të Martindale është që të tërheqë vëmendjen e pubblikut ndaj nevojës për të krijuar dhe mbrojtur hapësira të tilla si Parku I Gërmisë. Puantoria e Martindales do të tentojë të ngjallë imagjinatën e publikut ashtu që bashkarisht të zbulojnë mundësitë e reja për Prishtinën.

00

SHTËPIZA NGA DRURI

Tutor: Dustin Fieder

Të jetuarit mes pemësh nuk është vetëm ndikim pozitiv për ambientin, por për më tepër pëcjell një mesazh të fuqishëm e inspirues ndaj botës mbi të jetuarit minimalist dhe në lidhshmëri të ngushtë me natyrën. Në këtë puntori do të keni mundësintë të krijoni strukturën e konstruksionit të një shtëpize të vërtetë druri. Fieder do të sjellë modulin e tij tashmë të njohur structural të ndërtimit të shtëpizave në pemë, platformën dhe lidhjet adekuate. Përgjatë kësaj puntorie pjesëmarrësit do kenë mundësinë të mësojnë nga afër praktikën e teknikave të ngjitjes në pemë, lidhjes së nyjeve dhe të gjitha metodat e nevojshme drejtpërdrejtë nga profesionistët.

00

TË RIMENDOSH PRISHTINËN

Tutor: Abbas Sbeity, Malak Rahal, Ramona Abdallaha

 

Kjo puntori është dizajnuar me qëllimin që të shfaqë historitë e fshehura mes Prishtinës dhe Parkut “ Gërmia” përmes njerëzve që jetojnë në këtë hapësirë. Puntoria sakaq do të ndahet në 2 seksione, atë teorike dhe praktiken. Në pjesën e parë pjesmarrësit do të kenë mundësinë të marrin bazat  e nevojshme për të kaluar më pas në praktikë ku do të zbatojnë teorinë e mësuar, duke përdorur metodologjinë  intervistimit të banorëve, hulumtimti të dizajnit dh angazhimit brenda komunitetit.

Re-hartëzimi do jetë një formë “përkthimi” i historive locale në gjuhën Kreative të pjesmarrësve. Ata do të përvetësojnë metodat e hartëzimit kreativ, lidhjen në mes të treguarit të historive dhe dizajnimit e arkitekturës. Gjithashtu do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e komunitetit dhe të kenë qasje ndaj metodologjive që kanë për qendër studimi qenien njerëzore. Secili nga pejpsmarrësit do të ketë mundësinë individuale ose grupore të ekzekutojë në praktikë metodologjitë e përvetësuara.

00

FAQET E BARDHA

Tutor: Despoina Kouinoglou, Johannes Peter Steidl

Në këtë puntori hapësirat punuese do të trajtohen si fleta të pastra të bardha. Ato do të priten dhe do të dizajnohen ashtu që të reflektojnë mbi kontekstin social, ambiental, historic dhe hapësinor të këtyre hapësirave. Duke shpërndarë faqet e figurës së diamantit dhe duke ri kombinuar përsëri me elemente të reja, ato do të transformohen, zgjaten, interpretohen e implementohen prap ën natyrën e tyre fillestare. Gjithçka do të nisë nga teoria strategjike për tu transformuar në një krijim – punë dore të shkallës reale 1:1. Hapësira publike do të jetë “Vendi i lojërave” ku do të tërhiqen vija e dnërlidhen hapësira. Gjithçka e ngjyrosur në të bardhë, ashtu që të mnund të gjindet ndërlidhja e hapësirës me banorët e saj. Qëllimi është : ta shndërrojmë këtë hapësirë në një vend ku njerëzit do të duan ta përdorin çdo ditë e çdo natë!

00

RIKTHIMI NË “PUBLIKEN”

Tutor: Dastid Feratii, Aleksandra Poljanec

Qytete të gjalla, koncepte bashkëkohore të planifikimit të qytetit, të gjitha janë të lidhura më aktivitetin e këmbësorëve në hapësirën e qytetit.Ato që spikaten ëm së shumëti, janë aktivitetet kur këta këmbësorë ndalen dhe qëndrojnë për një kohë, zakonisht të ulur. Numri i njerëzve të ulur si dhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre janë shenjat e qarta se sa përshtatshëm është dizajnuar hapësira publike, apo ndryshe e thënë, sa mikpritëse është ajo.

Targeti i kësaj puntorie është të përmisojë kualitetin e hapësirës së qytetit në Prishtinë mbi hapësirat për qëndrim. Para dizajnimit, është themelore të identifikohet sjellja spontane dhe nevojat locale, të bëhen matjet dhe hulumtimet, rezultatet  të cilave rrjedhimisht do të përckatojnë edhe zgjidhjen. Me këtë rast ky ëorkshop ka bazë teorike dhe do të zhvillohet nëpër 3 staza : Së pari pjesmarrësit do të realizozjnë hulumtimin mbi mënyrën e metodologjisë që do të përdorin. Do të përcaktohen mekanizmat, kriteret dhe informatat që nevojitën, bashkë me lokacionet dhe kohëzgjatjen. Si fazë e dytë, pjesmarrësit do të dalin për jhullumtin në terren dhe do të aplikojnë matjet e përzgjedhura, përfshirë edhe intervistat dhe pyetsorët. Pas përfundimit të tyre, të dhënat e mbledhura do të analizohen dhe strukturohen në mënyrë që të formohen përfundimet dhe zgjidhjet më të përafërta. Bazuar në përfundimet do të rrjedhin si përfundim propozimet me dizajnet e krijuara për lokacionin e hulumtuar, çka edhe do të përmbyll fazën e tretë të puntorisë. Pas implementimit të dizajnit të propozuar, një tjetër hulutin do të vijë në rradhë: kësaj here për të bërë krahasimin, si metodë shkencore për matjen e suksesit. Pjesmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen edhe më tutje me të tjera metoda hulumtimi dhe qasje të reja ndaj problemit. Hulumtimi dhe realizimi i këtyre dizajneve do të tentojnë të rrisin vetëdijn e njerëzve për përdorimin e hapësirës publike dhe në të njejtën kohë të informojë dizajnerët lokalë mbi rezultatet e hulumtimeve.

00