Menu

Qyteti si dëshmi e luftës

14302951_1381421055218701_799122020_n
  • Qyteti si dëshmi e luftës

    Qyteti si dëshmi e luftës. Me këtë titull hapi ligjeratën e saj, Armina Pilav, arkitektja me origjinë nga Bosnja aktualisht pjesë e grupit hulumtues të TU Delf. Tematika e aj është diçka që mjaft lehtë gjeti kuptim para audiencës shqiptare. Qyteti i pasluftës, muret mbriojtëse, të ndërtuarit “për luftë” dhe pamje muresh të zhbiruara nga plumbat e luftës. Ajo tregoji edhe një faqe tjetër, se si historia mund të ruhet dhe të transformohet. Një nga rastet e praktikave ku autorja ka marë pjesë qe eshte përshtatja e kabinave të kuqe në pika referimi, informacioni ose ndonjë funksion tjetër. 14330836_1381421078552032_1880114053_n Qyteti i pasluftës padyshim mer forma të ndryshme sipas vendit megjithatë ata ndajnë shumë të përbashkëta dhe kjo reflektohej qartë në fotot e Sarajevë së pasluftës ashtu sin ë pyetjet dhe komentet e pjesmarësve pas ligjeratës. Ajo që gjejnë të përbashkët Prishtina, Srajeva dhe çdo qytet tjetër i pasluftës është përpjekja për ët ruajtur plagët e qytetit dhe dëshira për t’i mishëruar ato në një tjetër formë, duke i shndëruar hapësirat e harruar në vende të artit, muzikës dhe jetës. “Hands-On Urbanism. The Right to Green” është ligjerata që riktheu tematikat e precedentëve të shek. XIX e që vazhdon të kërkohet edhe në qytetet moderne. Elke Krasny - profesoreshë e arteve dhe edukimit në Akademinë e Arteve të bukura në Vjenë ndau përvojat e saja dhe ekspozitën e saj personale me të njejtin titull, që reflekton praktikë e agrikulturës urbane që inspiron mbi të gjitha ambicjen kolektive, organizimin vetanak dhe poltikat emancipuese. Çelësi i praktikës së kopshteve urbane kërkon kujdes, bashkëpunim dhe mbeshtjetje të dyanshme dhe kjo tregohej qartë në zhvillimin kronologjik të paraqitur në këtë prezanti të studimeve që datojnë që nga shk. XIX. 14330973_1381417388552401_578192346_n Violeta Nushi, profesorëshë dhe prodekane e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Publik solli një përmbledhje të BIM- Building Information System dhe mënyrën se si ky program është i nevojshëm dhe mund të ndërthuret me praktikën e arkitektëve dhe inxinjerëve për të pasur një pasqyrë të qartë të funksionimit të ndërtesës përfshirë edhe atribte të tjera si shpenzimi i energjisë, funksionimi i gjithmbarshëm, kontrollimi, mirëmbajtja etj. 14328842_1381417135219093_1321543507_n Despoina Kouinoglou, përfaqësuesje e ECOWEEK Thesaloniki prezentoi më këtë rast punën e bashkuntorëve të ECOWEEK Prishtina në Greqi, natyrën e punës dhe rezultatet e puntorive dhe tematikave të mbajtura në edicionet e kaluara. ECOWEEK Thesaloniki është edicioni i parë i javës ECOWEEK për të gjithë botën që daton nga viti 2009 dhe që ka vazhuar deri më tani të zgjerohet në më shumë se 50 vende të ndryshme të botës përfshirë këtu edhe Kosovën. 14302935_1381417251885748_151442646_n14269568_1381422111885262_1973233707_n Daniel Consentino , artist multimedial dhe Zv. President në RIT Kosova tashmë i përshtatur me jetën në Kosovë freskoi ligjeratën duke treguar propoziet e projekteve të ndryshme të realizuara nga Community Design Prishtina, ekspozitë, simpozium dhe charrette, për të eksploruar modelet e planifikimit të bazuar në komunitet dhe mjedisin e ndërtuar të Prishtinës. Danieli në punën e tij ka për qëllim lidhjen e komunitetit dhe nxitjen e ambicjes tek banorët që në baza të lira dhe në baskhëpunim me njëri tjetrin, spontanisht të arrijnë të formësojnë hapësirat e përbshkëta publike dhe rrethinën e tyre. Projekti i propozuar nga CDP së fundmi ka për fokus zonën e Tauk-Bahçes dhe përfshin lojëra të reja për fëmijë dhe hapësira rekreative. Sesioni i ligjeratave u përmbyll nga artisti kanadez me renome botërore Sean Martindale, aktualisht i bazuar në Toronto. Fusha e gjerë e punimeve të tij përfshin një numër instalacionesh dhe veprash artistike që provokojnë kritika me mënyrën se si hapësirat publike trjatohen nga institucionet ose agjensitë e marketingut që në fakt ishin edhe pika kryesore e kriticizmit në punën e Martindale. Prezentimi i tij u përmbyll me filmin e krijuar nga vet artisti që tenton të ngrisë vetëdijen mbi deponitë e mbeturinave dhe nevojën për tu trajtuar dhe për tu ekspozuar para syve të njerëzve në mënyrë që çdokush të vetëdijsohet për veprimet kundrejt ambientit. 14281590_1381422131885260_76143070_n Anyla Berisha ECOWEEK Prishtina 2016 Sean Martindale, ECOWEEK Prishtina 2016

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • 12138334_769329436522287_4280284940831852474_o Ruler Painting
  • 12038778_769331709855393_8924850030744439487_o Talking group
  • 12049459_767983769990187_5932143559741695305_n Archi Notebook 2
  • 11249163_768354296619801_3175871859902211782_o Qielli i lidhur
  • 12068518_769092859879278_8844861398998878667_o Le Maquette
  • 12068458_769092953212602_327702491737067996_o Le Klodette
  • 12140031_768716716583559_5521966121475653527_o Unknown Black and White
  • 12079112_767984219990142_1699634321520854382_n Gloves
  • 12729087_831004177021479_8137660243161120035_n Lyra in Piano
  • 64266_596591257129440_6046532427824795359_n Image 12
  • 64736_596582510463648_4910962539050536380_n Image 11
  • 1383125_594946490627250_1614154836591037612_n Image 10