Menu

Hapen aplikimet për pjesëmarrje në punëtori në ECOWEEK Prishtina 2016

  • Hapen aplikimet për pjesëmarrje në punëtori në ECOWEEK Prishtina 2016

     ECOWEEK  Prishtina 2016 do të mbahet edhe këtë vit në qytetin e Prishtinës. Pas suksesit të viteve të kaluara që ka numëruar 12 punëtori, dhe pjesëmarrje të më shumë se 60 ekspertë nga vende të botës, edicioni i ri i këtij evenimenti do të mbahet gjatë muajit shtator (10-25).

    Aplikimet për pjesëmarrës në punëtori janë të hapura për të gjithë studentët dhe profesionistë të rinjë të arkitekturës, dizajnit, arkitekturës pejsazhore, inxhinjerisë etj.

    Regjistrimet e hershme mbyllen me datën 20 gusht 2016, regjistrimi i rregullt me datën 28 gusht 2016 dhe regjistrimet e vona me 3 shtator 2016. Aplikimet duhet të mbushen online në webfaqen zyrtare http://ecoweek-ks.org/registration/

    .

    Përveç përmbajtjes së programit me ligjërata, prezantime, shfaqje të filmave, ekspozita, ekskurzione e shumë aktivitete tjera, me prezencën e një numri të madh të profesionistëve, ajo që e bën akoma më të veçantë këtë edicion të ECOWEEK Prishtina është lokacioni ku do të mbahet: 13 shtëpiza druri të ndërtuara në Parkun Nacional “Gërmia” do të mirëpresin studentët dhe tutorët e 6 punëtorive. Pjesmarrësit do të kenë mundësi kështu të shfrytëzojnë natyrën e pasur të Parkut “Gërmia” dhe në të njejtën kohë do të punojnë rreth projektimit të mobilerive urbane që do të mbushin hapësirën për rekreacion.

    Puntoritë e përzgjedhura për sivjet do të trajtojnë temën “Reflection” brenda së cilës do të zhvillojnë këto tema : 'Reflecting on the Park’ me tutor Sean Martindenale,  ‘Rethinking Prishtina’ me tutor Abbas Sbeity, Malak Rahal dhe Ramona Abdallaha, ‘White Sheets’ e udhëhequr nga Despoina Kouinoglou dhe Johannes Peter Steidl, ‘Returning Public’ me tutor Dastid Ferati, Aleksandra Poljanec dhe Lulzim Nuza, 'Treehouse' me tutor Dustin Feider, Visar Geci dhe Blerim Lutolli.

    Gjithçka që do të projektohet dhe dizajnohet gjatë këtyre puntorive është e kufizuar vetëm brenda materjaleve ekologjike, të riciklueshme dhe sipas mundësive lokale. Pas dizajnimit, paticipantët do të ndërtojnë projektet me duart e tyre, të asistuar nga tutorët dhe puntorët lokal. Dizajni do të diktohet edhe nga rrethina dhe nevoja e vendit, duke tentuar gjithmonë t’I përshtaten natyrës dhe të ofrojnë hapësira tërheqëse dhe të shfrytëzueshme për banorët.

    “Reflection” ka për qëllim të ngacmojë një reaksion shoqëror ndaj individualiteti dhe lidhjes me rrethin. Objekte dhe materjale reflektuese do të veshin hapësirat e prekura nga puntoritë, si një përpjekje për të bërë individët e kësaj shoqërie të reflektojnë mbi vetveten dhe shoqërinë të reflektojë mbi atë që ka krijuar përreth. Pasqyrat do të reflektojnë rrethinën e gjelbëruar të parkut “Gërmia” ku do të jetë baza e puntorive dhe pjesë të qytetit që frekuentohen më së shpeshti nga banorët.

    Poashtu njëlloj si viteve të kaluara nuk do të mungojë as hapësira për rekreacion: mëngjeset parashihet të fillojë me yoga/meditim, për të vazhduar me puntoritë. Në mbrëmje kësaj rradhe do të kenë shfaqje filmash, bende, muzikë live dhe kokteje të përbashkëta në një ambient mjaft të vecante, një tjetër traditë tashmë e krijuar nga ECOWEEK.

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • 12138334_769329436522287_4280284940831852474_o Ruler Painting
  • 12038778_769331709855393_8924850030744439487_o Talking group
  • 12049459_767983769990187_5932143559741695305_n Archi Notebook 2
  • 11249163_768354296619801_3175871859902211782_o Qielli i lidhur
  • 12068518_769092859879278_8844861398998878667_o Le Maquette
  • 12068458_769092953212602_327702491737067996_o Le Klodette
  • 12140031_768716716583559_5521966121475653527_o Unknown Black and White
  • 12079112_767984219990142_1699634321520854382_n Gloves
  • 12729087_831004177021479_8137660243161120035_n Lyra in Piano
  • 64266_596591257129440_6046532427824795359_n Image 12
  • 64736_596582510463648_4910962539050536380_n Image 11
  • 1383125_594946490627250_1614154836591037612_n Image 10