Menu

ECOWEEK Prishtina, 7 net mes drunjve

Figure 2 Dustin Feider O2 Tree House
  • ECOWEEK Prishtina, 7 net mes drunjve

    26 Gusht 2016 - 16:01 Është viti i tretë që Prishtina do organizojë konferencën “ECOWEEK” me temën “Reflektimi”. Organizuar nga ECOciety, organizata joqeveritare e themeluar në Prishtinë 3 vjet më parë, kjo ngjarje synon të sjellë në një vend mendjet më kreative dhe përmes punës së tyre të promovojnë qëndrueshmërinë, dizajnin “e gjelbër”, ndërmarrësitë sociale dhe ambientale dhe inovacionin. Përderisa qëllimi i projektit ECOWEEK bazohet në tre principet e edukimit, bashkëpunimit dhe dizajnit të qëndrueshëm, këtë vit është vetë lokacioni që është pjesë e konceptit, transmeton Koha.net. Me statusin e ri nën mbrojtje të fituar së fundmi, Parku Nacional Gërmia do të jetë qendra e ekipeve ECO, që do të analizojnë, diskutojnë, dizajnojnë dhe konstruktojnë, secili në mënyrën e tyre instalacionet, strukturat siç është rasti i Shtëpizës së drurit, punëtoria e udhëhequr nga dizajnieri amerikan, njëkohësisht themeluesi i “O2 Tree House” Dustin Feider, i cili bashkë me pjesëmarrësit do të ndërtojnë krijimin e tij të radhës mes drunjve të Gërmisë. Mes tyre do të ketë grupe që gjatë tutorimit do të aplikojnë metodologjitë hulumtimi që masin dhe analizojnë se sa “mikpritëse” janë hapësirat publike. Duke matur kohën e qëndrimit dhe sjelljen e banorëve në hapësira të tilla në Kryeqytet me këtë rast, ka mundësi të arrihet deri tek një zgjidhje që do të përmirësonte përjetimin dhe do të bënte këto hapësira më tërheqëse. Për këtë projekt do të punojnë arkitektja e re dhe shumë premtuese Aleksandra Poljanec bashkë me arkitektin kosovar Dastid Ferati. 13934835_952966948158534_1555872820499332747_n Bashëpunëtorët nga “Beirut Design Week” do të tentojnë të hulumtojnë akoma më thellë memories dhe përjetimit të vendit, duke përdorur metodat për krijimin e hartave mentale dhe ndërlidhjen e të treguarit të historive me dizajn. Abbas Sbeity, Malak Rahal and Ramona Abdallaha do të shtrijnë hulumtimin mbi kalldrëmet e mbetura dhe rrugët e ngushta të qytetit të vjetër që lidh Parkun e Gërmisë me qytetin e ri. Do të ketë objekte dhe sipërfaqe të zhytura në të bardhë, të ngjyrosura ose të ridizajnuar nga by Despoina Kouinoglou and Johannes Peter Steidl tutor të mëhershëm të ECOWEEK Thessaloniki që do të sjellin një prekje artistike mbi peisazhet e Prishtinës. ECOWEEK Prishtina 2016 tenton të sjellë përvojën më të veçantë “Eco” që shumica e të rinjve mund të kenë përjetuar, duke siguruar akomodimin në Parkun e Gërmisë. Me këtë rast, mëngjesi do të jetë i freskët dhe i qetë, me YOGA ushtrimet që do të jenë të hapura për më të hershmit, përderisa në të djathtë të tyre shtrihen fusha e basketit dhe tribunat e grafittit për t’u ulur dhe shijuar lojën ose edhe zbraztësirën e fushës ndër hijet e pemëve. Të tjerët do të kenë mundësi të ecin shtigjeve, ndërsa për gjumashët mbetët të shfrytëzohen mbrëmjet e filmave apo koktejet e mëvonshme. Botuar në © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • 12138334_769329436522287_4280284940831852474_o Ruler Painting
  • 12038778_769331709855393_8924850030744439487_o Talking group
  • 12049459_767983769990187_5932143559741695305_n Archi Notebook 2
  • 11249163_768354296619801_3175871859902211782_o Qielli i lidhur
  • 12068518_769092859879278_8844861398998878667_o Le Maquette
  • 12068458_769092953212602_327702491737067996_o Le Klodette
  • 12140031_768716716583559_5521966121475653527_o Unknown Black and White
  • 12079112_767984219990142_1699634321520854382_n Gloves
  • 12729087_831004177021479_8137660243161120035_n Lyra in Piano
  • 64266_596591257129440_6046532427824795359_n Image 12
  • 64736_596582510463648_4910962539050536380_n Image 11
  • 1383125_594946490627250_1614154836591037612_n Image 10