Menu

ECOWEEK Prishtina, 7 net mes drunjve

  • ECOWEEK Prishtina, 7 net mes drunjve

      Është viti i tretë që Prishtina do organizojë konferencën “ECOWEEK” me temën “Reflektimi”. Organizuar nga ECOciety, organizata joqeveritare e themeluar në Prishtinë 3 vjet më parë, kjo ngjarje synon të sjellë në një vend mendjet më kreative dhe përmes punës së tyre të promovojnë qëndrueshmërinë, dizajnin “e gjelbër”, ndërmarrësitë sociale dhe ambientale dhe inovacionin..

     

    Përderisa qëllimi i projektit ECOWEEK bazohet në tre principet e edukimit, bashkëpunimit dhe dizajnit të qëndrueshëm, këtë vit është vetë lokacioni që është pjesë e konceptit, transmeton Koha.net. Me statusin e ri nën mbrojtje të fituar së fundmi, Parku Nacional Gërmia do të jetë qendra e ekipeve ECO, që do të analizojnë, diskutojnë, dizajnojnë dhe konstruktojnë, secili në mënyrën e tyre instalacionet, strukturat siç është rasti i Shtëpizës së drurit, punëtoria e udhëhequr nga dizajnieri amerikan, njëkohësisht themeluesi i “O2 Tree House” Dustin Feider, i cili bashkë me pjesëmarrësit do të ndërtojnë krijimin e tij të radhës mes drunjve të Gërmisë.

     

    Mes tyre do të ketë grupe që gjatë tutorimit do të aplikojnë metodologjitë hulumtimi që masin dhe analizojnë se sa “mikpritëse” janë hapësirat publike. Duke matur kohën e qëndrimit dhe sjelljen e banorëve në hapësira të tilla në Kryeqytet me këtë rast, ka mundësi të arrihet deri tek një zgjidhje që do të përmirësonte përjetimin dhe do të bënte këto hapësira më tërheqëse. Për këtë projekt do të punojnë arkitektja e re dhe shumë premtuese Aleksandra Poljanec bashkë me arkitektin kosovar Dastid Ferati.

     

    Bashëpunëtorët nga “Beirut Design Week” do të tentojnë të hulumtojnë akoma më thellë memories dhe përjetimit të vendit, duke përdorur metodat për krijimin e hartave mentale dhe ndërlidhjen e të treguarit të historive me dizajn. Abbas Sbeity, Malak Rahal and Ramona Abdallaha do të shtrijnë hulumtimin mbi kalldrëmet e mbetura dhe rrugët e ngushta të qytetit të vjetër që lidh Parkun e Gërmisë me qytetin e ri.

     

    ECOWEEK Prishtina 2016 tenton të sjellë përvojën më të veçantë “Eco” që shumica e të rinjve mund të kenë përjetuar, duke siguruar akomodimin në Parkun e Gërmisë. Me këtë rast, mëngjesi do të jetë i freskët dhe i qetë, me YOGA ushtrimet që do të jenë të hapura për më të hershmit, përderisa në të djathtë të tyre shtrihen fusha e basketit dhe tribunat e grafittit për t’u ulur dhe shijuar lojën ose edhe zbraztësirën e fushës ndër hijet e pemëve. Të tjerët do të kenë mundësi të ecin shtigjeve, ndërsa për gjumashët mbetët të shfrytëzohen mbrëmjet e filmave apo koktejet e mëvonshme.

    Anyla Berisha, ECOWEEK Prishtina.

    Botuar në © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

     

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • Ruler Painting
  • Talking group
  • Archi Notebook 2
  • Qielli i lidhur
  • Le Maquette
  • Le Klodette
  • Unknown Black and White
  • Gloves
  • Lyra in Piano
  • Image 12
  • Image 11
  • Image 10