Menu

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • Ruler Painting
  • Talking group
  • Archi Notebook 2
  • Qielli i lidhur
  • Le Maquette
  • Le Klodette
  • Unknown Black and White
  • Gloves
  • Lyra in Piano
  • Image 12
  • Image 11
  • Image 10

Ulf Meyer

Ulf Meyer – arkitekt, autor.
11 Shtator 2016

Në ligjeratën e tij për ECOWEEK Prishtina 2016 Meyer do të diskutojë mbi ndikimin e fasadës në performancën e energjisë në ndërtesa, duke shfrytëzuar hulumtimet e kryera në Japoni, Australi të dizajnuara nga zyra e arkitektëve Ingenhoven nga Gjermania.

BIO :

Ulf Meyer – arkitekt, autor. I diplomuar për Arkitekturë nga Instituti për Teknologji i Illinois në Chicago dhe më pas merr titullin Dipl. Ing I Arkitekturës nga Universiteti Teknik I Berlinit, Ulf përmbledh në biografinë e tij një numër projektesh të ndryshme mes të cilave renditet edhe përvoja 20 vjeçare si autor dhe gazetar mbi arkitekturën, si kritik dhe autor i pavarur; Ai është është përfitues i Rezidencës për Shkritarë të “Paul-Rudolph- Foundation” katër vjet më parë; Ka filluar karrierën si Asistent në Kansas State University (2008-2010), ndërkaq në vitin 2010 angazhohet në Universitetin e Nbraska- Lincoln si Hyde Chair of Excellence për studio dhe seminar për nivelin pra dhe pas universitar. Gjatë vitit 2012 Meyer zgjidhet curator i “Cities Unknoën” në Bienalen e Hongkongut. Momentalisht vazhdon të jetë Profesor në Universitetin Tamkang në Taipei, Taiwan. Ai është autor i librit “ Architectural Guide Tokyo” të publikuar në vitin 2011.

Abbas Sbeity

Abbas studioi arkitekturën në Universitetin e Libanit në Beirut. Ai beson se “Arkitektët ndërtojnë komunitete, jo vetëm ndërtesa.” Ai kishte sjellë çasjen e tij në Klubin e Arkitektëve të Libanit, një organizatë e të rinjëve të cilën e kishte themeluar në vitin 2015 për sigurimin e platformave për arkitekturë dhe për profesionistë të ri, për zgjerimin e eksperiencave të tyre në të mësuar. Në tri shtyllat kryesore, edukimin, ndikimin në shoqëri, dhe zhvillimin e shoqërisë, klubi tenton në zhvillimin e komuniteteve kryesore për arkitektët e rinj dhe dizajnerët në Lebanon. Abbas drejtoi ekipin për disa projekte në bashkëpunim me disa organizata lokale si UN Habitat, Beirut Design Week, dhe Goethe Institute. Me disa prej këtyre projekteve ai ushtroi çasjen në dizajn me anë të pjesëmarrjes, e cila, ai beson se është mjet thelbësorë për ndërtimin për komunitetin. Abbas beson në fuqinë e të rinjëve dhe shoqërisë, ai është përfshirë në edukimin e të rinjëve dhe kampanjave për qytetarët me organizimet lokale. Ai kohëve të fundit është zgjedhur si Lider i ri në European Development Days 2016, ku përfaqësoi zërin e të rinjëve në temën “Qytetet gjithpërfshirëse, elastike, të qëndrueshme”. Gjithashtu u zgjodh si mentor në përfshirjen e qytetarëve të rinj me AIESEC dhe World Youth Allience në Lebanon. Morri pjesë në disa programe internacionale duke përfshirë Hesselbein Global Leadership Summit në Pitsburg. “AA Visiting School” në Jordani, “Loyac Homes” në Jordani, dhe “Perceive the city” punëtoria në Stamboll. Abbas aktualisht është koordinator i projektit për “Beirut Design Week” në “MENA Design Research Centre”. Në dy vitet e fundit ai morri përgjegjësitë për menagjimin e praktikantëve, organizimin e funksioneve të ngjarjeve, dhe zhvillimin e disa pjesëve të programit.

Natalia Pantelidou

Natalia Pantelidou, Arkitekte/Arkitekte Pejsazhi

11 shtator 2016

 

 

PROMANADA E QYTETIT-DELTA

Lidhja e Thessalonikit me hapësirat e gjelbërta delta

 

Megjithëse qytet bregdetar, Thessalonikit i mungojnë hapësirat e gjelbërta dhe jetën natyrore. Megjithatë ekzitojnë mundësi të mëdha për zgjerimin e hapësirave të gjelbërta dhe natyrës së gjall dhe atë në distancë më të vogel se 8 km nga qendra e qytetit, aty ku dy lumenjtë derdhen drejt Gjirit të Thermaikos.

 

Kjo “Delta” hapësirë në fakt është e krijuar nga dy delta, nga lumenjtë Gallikos dhe Axios – lumi më i madh në Greqi. Kjo sipërfaqe ofron natyrë të gjelbërt, florë dhe faunë, pamje qyteti dhe një “arratisje” nga gjithë jeta intensive dhe me shumë kërkesa e qytetit. Edhe nëse Delta e lumenjëve përmban një pejsazh natyror alternativ natyror kjo sipërfaqe megjithatë sot mbetet e paeksploruar, një tokë e çuar dëm, gati e paarritshme dhe si përfundim e panjohur për banorët e Thesalonikit. Qëllimi i këtij studimi është të kthejë mbrapsht këtë përshtypje dhe të transformojë këtë sipërfaqe në një vend për të jetuar si dhe të ofrojë një “arratisje në natyrë”.

 

Me fjalë tjera, të përqafojë ujin, të zgjerojë jetën urbane përmes aktiviteteve të shumëfishta, të rrisë frekuentimin, qasjen dhe sigurinë. Lidhja në mes natyrës dhe qytetit do të bëhet përmes një promanadë aktivitetesh, shtigjesh dhe pika pushimi përgjatë kësaj vije. Kjo “Delta” hapësirë do të jetë kombinimi i hapësirave për këmbësorë me shtigje për biciklistë, shtigje dhe pika takimi të gjallëruara dhe me jetë rruge aktive.

Qasja përreth duhet të jetë e lehtë dhe atraktive për metoda alternative të lëvizjes përveç makinës. Vendtakimet do të dizajnohn për të gjitha kushtet e motit, stinës dhe ditës përfshirë netët, duke u siguruar që të githa pjeët e sipërfaqes janë të popullarizuara gjatë gjatë tërë ditës. Përveç tjerash, mund të konsiderohet si hapësirë për akomodim që krijin jetë të larmishme qyteti dhe një varg shërbimesh atraktive. Është tejmase e rëndësishme që kjo pjesë t’i shtohet hapësirës së limituar të gjelbërt urbane të në mënyrë që të rritet përqindja e përgjithshme e hapësirave të gjelbërta, të rriten vlerat ambientale dhe kualiteti i jetës.

 

BIO

E lindur në Selanik të Greqisë, ku dhe diplomoi si Inxhiniere ne Universitetin e Thessaly ne Volos. Së fundi kreu MSc për Arkitekturë Pejsazhi në Universitetin e Kopenhagen në Danimarkë.

Edhe pse si arkitekte interesat e saja perfshijnë mjedisin e ndërtuar, në anën tjeter si arkitekte e pejsazhit ajo është e interesuar me kontekstin përreth dhe ambientit urban. Natalia ka punuar ne Greqi si dhe në Danimarkë, ku mori pjesë në një sërë projektesh siç është projkti i Metros në Selanik, zyret SLA e UiWE, me punë që variojnë nga ato të tipit kontruktiv, e deri tek dizajni i pejsazhit, gara ndërkombëtare, pjesëmarrje në puntori e ekspozita. Interesat e saj fokusohen kryesisht në shkallën njerëzore dhe tenton gjithmonë të balancojë aspektin teknik dhe kulturor të arkitekturës, mes konceptit dhe mundësive praktike. Natalia beson se puna e një arkitekti ka të bëjë me vrojtimin e vazhdueshëm të ambientit urban dhe jetës së përditshme.

 

 

Aleksandra Poljanec

Aleksandra Poljanec është arkitekte kroate e shumë disciplinave dhe shkrimtare, aktualisht duke jetuar në Berlin. E lindur në Zagreb, Kroaci në vitin 1986 përfundoi studimet Master në Universitetin e Zagrebit, Shkolla e Arkitekturës, 2012 me mentor Prof. Dr. Sc. Alenka Delić me temën “New Urban Housing Study” pasi që u zgjodh Asistente Nderi e Profesorit në Politeknikun e Zagrebit në vitin 2015. Gjatë karrierës saj ajo u fokusua më shumë në qëndrueshmërinë, ndërtimin e gjelbër, dhe çasjen e shoqërisë duke besuar në të ardhmen më të mirë të formuar deri sot. Qëlim kryesorë i punës së saj janë bashkëpunimet me artistë dhe dizajnerë në promovimin dhe formimin e një bote më të mirë, ide e cila e dërgon atë në fusha me ndërdisciplina të ndryshme të kombinuara mes vete.

Armina Pilav

Armina Pilav – hulumtuse akademike të nivelit të post-doktoratës në TU Delf (Holandë) si pjesë e grupit “Metodat dhe Shqyrtimet” në Fakultetin e Arkitekturës. Hulumtimet dhe praktika e saj bazohen në vrojtimin, përfytyrim, shkrimet dhe ne te menduarit hapesinor te qyteteve bashkohore të pas luftes. Armina mbështetet në punën bashkëpunuese me të tjerët, në perspektivën feministe të formimit dhe leximit\interpretimit te qytetit, duke propozuar kështu metodologjinë e quajtur “cross-media” e cila ben shqyrtimin e punës mbi fushat akademike të arkitekturës, urbanizmit, artit, mediave, studimit të filmit dhe kulturës. Armina ka marrë pjese dhe ka udhëhequr puntori të shumta me qytetar dhe student të arkitektures: pjesemarrja ne selinë e projekteve të “Decolonizing Architecture” në Palestine (2008), udhëheqëse e puntorisë “Remaking Our City” në Sarajevë (2012), po ashtu ka qenë pjesë e projektit nderkombetar të artit interaktiv “Bring In Take Out Living Archive”, e të tjera. Ajo ka publikuar disa punime dhe artikuj shkencor mbi temën e konfliktit /post-konfliktit t shkencore territoreve të pasluftës dhe imagjinatën e tyre. Armina eshte anëtare e Shoqatës së Kulturës dhe Arteve Crvena nga Sarajeva.

Bashkim Dyla

Bashkim Dyla, Inxhinier i Elektroteknikës dhe i Ndërtimeve të Qëndrueshme

11 Shtator 2016 #ECOWEEKPrishtina2016

LIGJERATA #6 Kriteret Për Ndërtime Energjetike Efikase

Dyla për ligjeratën e tij për ECOWEEK Prishtina 2016 do të ndajë eksperiencat e tij mbi “Kriteret Për Ndërtime Energjetike Efikase“. Ai do të fillojë ligjeratën me definimin e masave fizike të nevojshmepër llogaritjen e një ndërtese efiçiente, për të vazhduar më pas me të hapat e rradhës të procesit të evaluimit.

Ai do të spjegojë kriteret dhe rëndësinë e vendit të ndërtimit dhe orientimit të ndërtesës, kompaktësinë e objektit, llojet e izolimit, përfshirjen e ekspertëve dhe specialistëve në fazat e hershme të procesit të ndërtimit, termi “Energjia e mishëruar” mobiliteti i banorëve, ndriçimi, ventilimi comfort.

Mbi të gjitha ligjerata e tij do të fokusohet në shfrytëzimi e pajisjeve për energji te ripërtërishme: kolektorët e diellit për ujë te nxehte; celulat fotovoltaike për shndërrimin e energjisë diellore ne elektrike (PV), burimet e erës, rrjedhat e ujërave për minihidrocentrale, prodhimi i biogazrave ne bujqësi, shfrytëzimi i ujit te shiut etj.

 

BIO

Jeton dhe vepron në Zvicër. Është inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës dhe Energjisë HTL, si dhe ka kryer Master në Shkencat e Elektrotekinës dhe në Ndërtime të Qëndrueshme. Ka punuar në Fabrikën e Elektromotorëve në Gjakovë gjatë viteve 1989-1991. Është marrë me menaxhimin e zyrës së energjisë të Entit për ndërtime të larta të kantonit Basel-Stadt (Hochbauamt Basel-Stadt) ndërsa në tetor të vitit 1994-1995 studimet postdiplomike të Energjisë i kreu në Ingenieur Schule Beider Basel, Muttenz, Zvicër.

Ne janar te vitit 2009 eshte licencuar si ekspert nga Enti Federativ i Energjise te Zvicres (Bundesamt für Energie –BfE), ndërsa në qershor të vitit 2009 ka marrë titullin „MAS FHNW në Ndërtime të qëndrueshme“ dhe CAS- Certified Advanced Studies “Efiçienca e Energjisë”. Ekpertizat e tij përfshijnë: Monitorimin dhe kontrollin e konsumit të energjisë dhe të ujit të ndërtesave kantonale, analizat e thukëta energjike të ndertesave, zhvillimin dhe orgnizimin e moduleve të energjisë për planifikim strategjik, etj.

 

Dastid Ferati

Dastid Ferati u lind në Kosovë në vitin 1989. Ai është kandidat për PHD në Universitetin e Tokios, duke studiuar metodologji të studimit të hapsirës. Ai morri titullin bachelor në Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2013 dhe titullin Master në Universitetin e Tokios në vitin 2016, dhe gjithashtu ka kryer një semester ekstra si vizitorë. Ai e prezentoi temën e diplomës për titullin Master në IASUR Indonezi dhe ajo do të publikohet në Forumin Ndërkombëtarë të Urbanizmit në Tetor 2016 në Buenos Aires, Argjentinë.
Dastidi ka disa publikime dhe ka marrë pjesë në shumë punëtori dhe konferenca brenda dhe jashtë Japonisë. Para se të largohej nga Kosova, ai punoi si arkitekt në disa projekte si Plani Kryesorë i Prishtinës 2012-2022. Në vitin 2015 ai u punësua nga “Japanese High Life Institute” si një nga 8 studiuesit në projektin: “Understanding the Mechanism: Tokyo’s Yeast.”

ELKE KRASNY

Kuratore, teoriciente, hulumtuese në fushën e urbanizmit dhe shkrimtare.10 Shtator 2016 #ECOWEEKPrishtina2016

“Hands-On Urbanism. The Right to Green”

Pasiguria dhe rreptësia janë karakterisitikat që po definojnë qytetet e shekullit të 21 të cilat janë vendqëndrime të shëndrrimeve të thella urbane qka rezultoi me përshpejtimet sistematike hapsinore, shoqërore dhe padrejtesive ekonomike. Pasiguria e trupave, hapësirës dhe fuqisë punëtore janë në kulminacionet e tyre. Përhapja e logjikës mbi akumulimin dhe lakmija urbane janë pasoja që rezultojnë në krizat e shkallës globale dhe lokale. Dinamikat e tilla ndikojnë në konkurencën e ashpër mes qyteteve dhe brenda tyre. 

Përfundimisht, këto konkurenca reflektojnë në ndarjen e qyqteteve. Prandaj, vendet e përbashkëta të qëndrueshme dhe solidare janë të nevojshme për zbutjen e përhapjes së konkurrences të zhvillimit të njëanshëm. Si plan i parë i keti zhvillimi është që praktikat e veqanta të kopshtarisë urbane jo vetëm të pasqyrojnë këto kushte, por edhe të mund të kuptohen që të prodhojnë vende të tilla të qëndrueshme dhe solidare.

Duke marrë shembull nga ekspozita ime “Hands-On Urbanism. The Right to Green” në leksjon janë të reflektara praktikat e agrikulturës urbane dhe kopshtarisë urbane që inspirojnë vetë organizimin, ambiciet kolektive të një komuniteti dhe emancipimin politik. Pikat kyqe të këtyre praktikave të kopshtarisë janë kujdesi, bashkpunimi dhe mbeshtetja reciproke. Studimet e rasteve të zgjedhura ofrojnë përparsi historike të shekullit të 19 si dhe modele transformuese bashkohore. Kopshtaria urbane frymëzon shpresë, ndryshime positive dhe përfundimisht kontribon në rritjen e farës së ndryshimit.

BIO 

Elke Krasny – profesoreshë e arteve dhe edukimit në Akademinë e Arteve të bukura në Vjenë; Gjatë këtij viti ka dhënë mësim në programin pasuniversitar të Dizajnit Pasindustrial në Universitetin e Thessaly, Volos; ne vitin 2014 ishte e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Teknologjisë të Vienës; në vitin 2012 ishte e ftura si studiuese në Qendrën e Arkitekturës së Kanadës në Montreal; Në vitin 2011 merr pjese si kuratore ne Projektin Muzeut mbi Komunitetin e Hongkongut. Krasny mban një Ph.D në Artet e Bukura nga Universiteti i Reading (Angli).

Ne vitin 2013 ishte bashkë-editore e vëllimit të librit “Women’s:Museum. Curatorial Politics in Feminism, Education, History, and Art”. Puna e saj e fundit si kuratore perfshin “On the Art of Housekeeping and Budgeting in the 21st Century“, të kuruar bashkë me Regina Bitter; “Suzanne Lacy’s International Dinner Party in Feminist Curatorial Thought “, “Mapping the Everyday“. “Neighborhood Claims for the Future and Hands-On Urbanism 1850-2012“ dhe “The Right to Green“ që është përfshirë në Ekspoziten e Arkitekurës në Venecia.

Despoina Kouinoglou

Despoina Kouinoglou është kandidate për Programin Pasuniversitar për Arkitektura e Pejsazhit. Ajo është e diplomuar në departamentin e agrokultures, Faculty of Agriculture, Forestry and Natural Environment of Aristotle University of Thessaloniki, me fokusim në Kopshtari dhe Vreshtari dhe më specializim kryesorë në Lultari dhe Arkitekturë Pejsazhore. Punimi i saj i diplomes ka shqyrtuar lumenjtë dhe liqejtë në hapsira urbane dhe periferike, projektet per kontrollimin e përmbytjeve, derisa hulumtimet e saj u fokusuan në dizajnin e qëndrueshëm në pejsazhin e kanalit rajonal në Selanik. Ajo ishte praktikante në Aristotle University Farm, dhe Appiculture Cooperative of Lesvos. Ajo morri pjesë në shumë konferenca dhe punwtori, përfshirë edhe ECOWEEK në Londër dhe Selanik, dhe ishte anëtare aktive e ECOWEEK GREENHOUSE në Selanik në 2012. Që nga viti 2015 Despoina është organizatore kryesore dhe kordinatore e ECOWEEK-ut në Selanik.

Daniel Cosentino

#LIGJERATA4 : Përfshirja e publikut në planifikimin e hapësirave publike në Kosovë.

10 Shtator 2016 #ECOWEEKPrishtina2016

Daniel Cosentino, artist multimedial dhe Zv. President në RIT Kosova

 

Në vitin 2015 Cosentino themeloi ‘Community Design Prishtina’ (CDP), një vendtakim për qytetarët e përfshirë në dizajnimin e hapësirave publike në Kosovë. CDP-ja është e mbështetur mbi modele të ngjashme të ‘community design’ të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Europës të cilët promovuan dhe aktivizuan angazhimin e qytetarëve, për planifikimet profesionale të hapsirave publike. “Community Design Prishtina” punon në bazë të parimeve të promovuara në “Congress for the New Urbanism” (CNU) dhe të “Association for Community Design”(ACD). CDPlayground ka propozuar inicimin e renovimit të sheshit të lojrave në lagjen e Tauk Bashçes në Prishtnë (jo shumë larg nga Parku I Gërmise). Në Këtë ligjeratë do të shqyrtohen sfidat dhe zhvillimet më të fundit të këti projekti. Informata të mëtutjeshme për përpjekjet e CDPlayground mund ti gjeni në këtë faqe : www.cdplayground.org . Nisja e fondeve të propozuara fillon në fund të Gushtit.

BIO

Daniel Consentino (i lindur më 1974- NJ, SHBA) është artist multimedial dhe Zv. President në RIT Kosova (A.U.K)(e njohur më parë si American University in Kosovo). Punimet artisitke të Cosentionos paraqesin kryëzimin mes kufijve të hapësirave publike dhe private, duke punuar në stilin e përforimit, skulprurës, videos, dizajnit dhe arteve vizuele (fotografisë). Viteve të fundit Cosentino ka punuar me bashkëpunëor nga Kosova, Sërbia, Italia, Greqia, Shipëria, Maqedonia, Zvicrra, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara për të krijuar ekspozita dhe simpoziume te shumta. Në vitin 2015 Cosentino themeloi ‘Community Design Prishtina’ (CDP), një vendtakim për qytetarët e përfshirë në dizajnimin e hapësirave publike në Kosovë. Cosentino mbanë Diplomen e Arteve në Filozofi nga Rutgers University dhe Master në Artet e Bukura të Artit vizuel (fotografisë) nga RIT

Ramona Abdallah

Ramona Abdallah është arkitekte nga Lebanoni me bazë në Beirut. Aktualisht është duke i përfunduar studimet në nivelin Master në Arkitekturë, në Univesitetin e Lebanonit. Si themeluese e Klubit të Arkitekturës së Lebanonit Ramona i dha shumë jetë pasion të saj për arkitekturë, dizajn, dhe urbanizëm duke u përfshirë në disa projekte si “Përmirësimi i Lagjes Burj Hammoud” e cilla filloi prej UN Habitatit në Lebanon, renovimi i Hapsirës Qëndrore KED në Beirut Design Week 2016, dhe në dizajnimin e bibliotekës së re dhe hapsirës për ndenjë në Institutit Goethe në Beirut. Ajo fokusohet në lidhjen e dizajnit të qëndrueshëm duke angazhuar atë me komunitetin, dhe duke e balancuar me natyrën. Kohëve të fundit Ramona ishte zyrtarë për komunikim për Beirut Design Week 2016 në MENA Design Research Center, ku ajo mësoi më shumë për dizajnin rreth njerëzve, dhe dizajnin i cili ndikon në shoqëri. Duke pasë pasion për udhëtime, Ramona udhëtoi nëpër Europë ku zbuloi shumë për ambientet e ndryshme urbane nëpër qytete. Ajo gjithashtu ishte pjesmarrëse në programe internacionale si në Kongresin Vjetorë të Arkitekturës në Universitetin Maltepe në Stamboll dhe në “AA Visting School” në Jordan. Ramona është muzikante profesionale, dhe aktualisht është antare në orkestër, dhe jep mësime për violinë në Beirut.

Dustin Feider

Dizajner dhe ndërtues Dustin Feider themeloi “O2 Treehouse” në vitin 2005 që të inspirojë njerëzit për bashkëjetesën në mes të njerëzve dhe natyrës duke jetuar në mes drunjëve.

Dizajni i shtëpisë mbi pemë është njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, duke u shfaqë në mbi 50 publikime të dizajneve, dhe në emisione televizive përreth botës, sidomos në “Popular Mechanics”, “Dwell”, dhe “Wire Magazine”. Kohëve të fundit është publikuar në pupblikimin e ri të “Taschen”, ka dalë dy herë në emisionin “Ultimate Treehouses” në Animal Planet, e gjithashtu ka dalë në emisionin televiziv “Treehouse Masters”. Dustin ka ndërtuar 36 shtëpi mbi pemë deri sot, disa prej të cilave janë nëpër oborre të njerëzve të famshëm si Robby Krieger I grupit The Doors. Puna e tij është shfaqë në Muzeun e Artit në Los Angeles, festivalin e muzikës “Coachella”, karnevalin “Electric Daisy”, dhe në qendrën e Artit “Space Craft”.

Johannes Peter Steidl

Johannes Peter Steidl është arkitekt, dizajner urban dhe studiues, dhe ka çmimin Master i Shkencës në Arkitekturë me koncentrim në Dizajnin e Qëndrueshëm Urban në Universitetin e Liechtenstein, dhe Bachelor i Arteve në Arkitekturë në Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg. Johannes punon në studion familjare Architekturbüro Steidl (Bavaria) në arkitekturë, hapsira të hapura publike dhe projekte të dizajnit urban, dhe në të njejtën kohë ai studion për strategji të planifikimit urban në University of Applied Sciences. Si udhëheqës i punëtorive ai ka marrë përvoja në ECOWEEK të mbajtur në Krakovë, Stamboll, dhe Selanik, ku u fokusua në hapsira publike dhe projekte të punuara me dorë me përpjesë 1:1.

Violeta Nushi

Violeta NUSHI
Building Construction, Architectural and Construction Sustainability, Life Cycle Assessment of Architectural Heritage Buildings.
Vice-Dean for Educational Issues, Faculty of Civil Engineering and Architecture (FCEA),
University of Pristina “Hasan Prishtina”

LECTURER #1 – 14:30-15:20hrs, 10 September 2016, ECOWEEK Prishtina 2016

The Building Information Modeling (BIM) creates new opportunities for advanced collaboration and project coordination to develop building design solutions-documentation and construction processes. By comparing global BIM development with local context, this lecture outlines the benefits, enablers and barriers associated with its role in Kosovo, to makes suggestions about how BIM issues may be addressed towards sustainable development of Architectural, Engineering and Construction (AEC) industry and better asset performance over the life-cycle . In the end this is going to help defining features of twenty-first century cities which are the sites of deep urban transformation resulting disbalance of sustainable development, hence systematic acceleration of economic, social, environmental and cultural indicators.

There are many definitions of BIM, but it is simply the means by which everyone can understand a building through the use of a digital model, an asset in digital form the enables those who interact with the building to optimize their actions, resulting in a greater whole life value for the asset. In this context the questions to be addressed in this lections are: how can identify the BIM interrelation role with sustainability? which is the role of BIM in relation to asset performance over life-cycle? how can be identified recommendations for BIM implementation in Kosovo urban planning?

BIO

Professor of Building Construction; Architecture and Construction Sustainability; and Research Methodology at Department of Architecture; in FCEA at University of Pristina, Kosovo. Professor of Contemporary Building Techniques in Faculty of Applied Science at State University in Tetovo, Macedonia. Invited lecturer for Spring School 2016 at FH Dortmund, Germany. Guest professor in STU in Bratislava, Slovakia, by CEEPUS program in 2015. From 1989-1999 as an Urban-architectural Planner in ENING in Gjakova, Kosovo. From 2000-2009 as an Construction Engineer in OSCE, Kosovo and Austria.

She is a scientific member of Scientific Projects and Association, such as: COST TU0901, COST TU0905, COST TU1403, Kosovo’s Scientific Council, International Association of Life-Cycle of Civil Engineering (IALCCE), etc. She is a local coordinator of TEMPUS Project DAPEEWB. She published a lot of scientific research work and has participated in many scientific and professional conferences.

Petrit Ahmeti

#LIGJERATA7 : Vlerësimi i konsumit dhe burimeve aktuale të energjisë për ngrohje në sektorin rezidencial të Prishtinës

11 Shtator 2016 #ECOWEEKPrishtina 2016

Petrit Ahmeti, Arkitekt/Planer, Hulumtues i nivelit PhD për Dizajn dhe Fizikë të Ndërtesave në Universietin e Peçit

Vlerësimi i konsumit dhe burimeve aktuale të energjisë për ngrohje në sektorin rezidencial të Prishtinës është një hulumtim i vonshëm që ka startuar në prill të këtij viti dhe vazhdon të jetë në proces dhe është pjeë e shkëputur nga procesi i identifikimit të gjithëmbarshëm të konsumit të energjisë për ngrohje. Synimi i këtij hulumtimi është të identifikojë konsumin e energjisë të shpenzuar për qëllime të ngrohjes në ndërtesat e banimit në Prishtinë por gjthashtu bashkë me të edhe burimet që përdoren moentalisht për prodhimin e kësaj energji, përqindjen e zonave të ngrohura brenda ndërtesave, nivelin e përmbushjes së kërkesave, koston dhe rezultate të tjera të dorës së dytë e të tretë. Hulumtimi dhe veçanërisht rezultatet që janë duke u procesuar hapin një shteg të ri për parashikimin e potencialit të rritjes së energjisë në Prishtinë si dhe krijimin e strategjive për të ardhmen e planeve rregulluese të qytetit, bashkë me dizajnet e detajuara të ndërtesave që bazohen në zgjidhje të qëndrueshme.

BIO

Petrit Ahmeti, arkitekt dhe planer me fokus në fushën e Efiçencës së Energjisë dhe Menaxhmentit të projekteve. Ai ka diplomuar nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtitarisë dhe Arkitekturës.
Studimet postdiplomike i ka vazhduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në Prishtinë dhe i ka përfunduar me trajnimin – edukimin praktik në Carinthia Universty, Shkolla Verore e Passive House 2008-2009. Aktualisht është duke hulumtuar për studimet e nivelit PhD në Universitetin e Peçit në Hungari për Fizikë të Ndërtesave dhe Dizajn të Energjisë për sektorin e banimit për qytetin e Prishtinës, ndërkaq vazhdon të jetë ligjerues në Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe arkitekt në Foundation Kosovo-Luxembourg.
Përvoja e tij përfshin një numër projektesh në fushën e ndërtimit dhe renovimit për kategori të ndryshme ndërtesash, projekte të cilat ai i ka udhëhequr si Menaxher Projekti, ndërsa paraprakisht ka punuar si arkitekt në disa studio të ndryshme të Arkitekturës në Prishtinë.

Sean Martindale Lecture

#Lecture 5:Local Interventions & Global Concerns

Speaker: Sean Martindentale

10.09.2016 #ECOWEEKPrishtina2016

“Solid Waste” është një film i shkurtër që shqyrton vizualisht mbeturinat dhe sistemin e menaxhimit të tyre në Toronto, Ontario, Kanadë.

I pozicionuar në mes të artit, antropologjisë dhe filmit dokumentarë, “Solid Waste” është krijuar me ndihmën e artisitit dhe dizajnerit Sean Martindale, dhe është përkrahuar nga qyteti i Torontos, nga sektori i drejtuesve të Solid Waste, dhe “Nuit Blanche Toronto”. Në film shfaqen prapaskenat e 6 llojeve të veçanta të vendeve të menaxhimit të mbeturinave në Toronto, mbledhja e mbeturinave, stacionet e transportimit, qëndra e ripërdorimit, përpunimi organic, kontenjerët e vecantë për ricikilim, dhe groposja – pra është paraqitur si një ftesë për të parë procedurat e gjata që manifestohen në materiale për të arritur të padukshmen. Këto janë vende ku nuk është e lejushme hyrja e publikut, të cilat nuk merren parasysh nga kultura jonë.

Pavarsisht nga produksioni estetik i saj i lartë ,“Solid Waste” bën përpjekje të shkoj përtej trendit të fundit të “ruin porn”, të demonstrojë, siç ka pohuar edhe dramaturgu Stanley Evelins “an object is a slow event”. Ku shkatrrimet urbane dhe keqësimi i mjediseve të ndërtuara janë bërë tema të dëshirueshme në fotografi, ne kemi paraqitur “Solid Waste” jashtë kornizave të kulures se shkatërruar. Këtu dokumentohet vazhdueshmëria e teknologjisë së avancuar të menaxhimit të mbeturinave (si përshembull vendi reciklues, konsiderohet të jetë një prej vendeve më të mëdha dhe më të avancuara teknologjikisht, në Ameriken Veriore), sesa të gjykojmë degradimin e ngadalshëm të ambientit pas-industrial. Ku mbeturinat e krijuara në mënyrë active kanë kujdesin më te madh, ndërsa rrënojat janë lënë të thërrmohen.

Cfarë shohim në Solid Waste është një botë ekzotike e nëndheshme e peizazhit të mbeturinave, e vendosur më poshtë dhe përtej normales. Hapsirat e errëta, të dendura, dhe misterioze të përpunimit të mbeturinave duke japur një shancë riorganizimit të sendeve te pavlera, që fillojn të marrin një bukuri domethënëse të caktur gjatë ndeshjes me njëra-tjetren rastësisht. Objektet e përditshme shfaqen krejtësisht të cuditshme. Montazhet e materies, me teknikën e editimit dhe përshtatjen e të natyrshmes për mjedisin, kan ftuar asociacione të reja për kulurën e materies. Në fund të fundit, Solid Waste është një përrallë në të cilën ne shohim gjërat e pajeta, të cilat nuk ishin kurr plotësisht të gjalla, duke adhur drejt vdekjes.

Sean Martindale

Sean Martindale është një artist ndërdisiplinorë dhe dizajner i njohur ndërkombëtarisht, që momentalisht vepron në Toronto, Kanadë. Intervenimet e tij aktivizojnë hapsirat publike dhe gjysmë publike inkurajojnë bashkëveprim, dhe shpesh janë të fokusuara në çështje ekologjike dhe sociale. Punimet e tij interesante sygjerojnë alternativa dhe mundësi për hapsirat ekzistuese, infrastrukturen, dhe materialet që gjenden në hapsira urbane. Shpesh, Martindale përdorë materiale të recikluara dhe bimë të gjalla në mënyra atraktive të cilat nxisin bashkëbisedim dhe bashkëveprim.

Projektet e Martindales janë publikuar në shumë faqe të spikatura online, si dhe media tradicionale si shtyp, radio, transmetime televizive, dhe filma. Puna e tij përcjellet nga e gjithë bota dhe për të është shkruar në shumë shtete nëpër botë, dhe në shumë gjuhë. Martindale është paraqitur në episodin e parë të Great Minds of Design në kanalin CBC, njëra nga ligjeratat e tij është paraqitur në kanalin TVO për emisionin Big Ideas, dhe punimet e tij gjithashtu janë përfshirë në dokumentarin e metrazhit të gjatë This Space Available, në vitin 2011.

Toronto Friends of the Visual Arts (TFVA) e ka shpërblyer Martindalen me çmimin prestigjioz Artist Prize për vitin 2012, dhe Ontario Arts Council i tha atij Chalmers Arts Felloëship në vitin 2013. Ai mban çmimin Master në Artet e Bukura nga programi i Interdisciplinary Master’s of Art, Media and Design në OCAD University në Toronto, dhe titullin Bachelor of Design nga Emily Carr University në Vankuver. Ai ishte ligjerues i Decennial Hancock, në University of Toronto’s Hart House ku puna e tij u shfaq në vitin 2011. Martindale ka marrë pjesë në shumë ekspozita individuale dhe në grup, dhe projektet e tij janë shfaqur në qyteti si Montreal, Madrid, Neë York, Shangai, Hong Kong, Shenszhen, Victoria, Vankuver, Venedik, Brimingem, Bristol, Liverpul, Oksford, Londer, Las Vegas, Sharllottaun, Shën Gjoni, Minapolis, Paris, Angers, Bruksel, Berlin, dhe Doha.

Viti 2012 shënoi fillimin e NOË, shfaqjes grupore të Martindales dhe Pascal Paquette në galerinë e arteve në Ontario si pjesë e projektit AGO’s Toronto Nowcontemporary, dhe aty ka ekspozuar punimet e tij disa herë. Punimet e tij janë parë gjithashtu në vende si Muzeu Mbretërorë i Ontarios, në Bashkinë e Torontos – për muajin e Trashëgimisë Aziatike, në Montreal për Art Souterrain/Nuit Blanche në vitin 2013, dhe në qytetin e Shën Gjonit për Art Marathon Festival në vitin 2013. Në po të njejtin vit ai ishte artisti kryesorë i muralit më të madh në botë, i cili ishte si rezultat i projektit të komunitetit të qytetit Shën Gjejms, Toronto, më rininë e vendit, “STEPS” dhe grupin Toronto Muralists. Ai ka vazhduar të udhëheqë projekte të ndryshme me komunitete të ndryshme. Ndër projektet e fundit të Martindales ishte instalacioni madhor jashtë bashkisë për Nuit Blanche në Toronto në vitin 2015, dhe gjithashtu bashkëpunime me video me JP King.

Malak Rahal

Malak Rahal është arkitekte nga Libani, me bazë në Beirut. Ajo diplomoi si studente nderi në Institutin e Arteve të Bukura dhe Arkitekturës në Universitetin e Lebanonit në vitin 2014. Dëshira e saj për zbulimin e fuqisë së arkitekturës në jetën e njerëzve, qyteteve, dhe ambientit e shtyu atë në punën e saj “Vendbanimet joformale” si temë të diplomës. Ajo u fokusua më shumë në vlerën e hapsirave publike, dhe fuqizimin e komuniteteve lokale përmes arkitekturës dhe dizajnit. Kohëve të fundit, Malak ka punuar me CHF International në rehabilitimin e shkollave pubike në Lebanon. Aktualisht është duke punuar në firmën “Al Saad” kupunon në “The Kempinski Hotel” në Jeddah për të zbuluar interesat e saj në arkitekturën me teknologji të lartë. Puna e saj rreth fuqizimit të komuniteteve e qoi atë drejtë projektit në Lebanese Architecture Club ku është njëra prej themeluesseve dhe praktikon dizajnin për ndikim në shoqëri. Përmes këtij klubi, Malak u përfshi në renovimin e Beirut Design Week në hapsirën qëndrore Ked, dizajnimin e bibliotekës së re dhe hapsirës për ndejë në Institutin Goethe në Beirut, dhe në organizimin e Kongresit Vjetorë të Arkitektëve. Ajo gjithashtu ishte pjesëmarrëse në programe të ndryshme për metoda të hartimit, procesit të dëbimit, trashëgimisë, dhe hapsirave publike.