Menu

JAVA E ECOWEEK – Dy ditë me ekspertë botëror

111111
  • JAVA E ECOWEEK – Dy ditë me ekspertë botëror

      Java e Arkitekturës ECOWEEK  2016 është në prag të nisjes. Pas mbylljes së procedurave të aplikimit, tashmë të pesë puntoritë kanë marë formën e tyre. Megjithatë, java do të jetë e hapur edhe për profesionistë dhe pjesmarrës të tjerë jashta puntorive. Gjatë datave 10 dhe 11 shtator do të mbahen prezentimet nga ekpertë të ndryshëm vendor dhe lokal. Java do të fillojë me hapjen zyrtare nga organizatorja dhe përfaqësuesja e ECOciety Argjira Krasniqi. E ftuara e parë do të jetë artistja me renome botërore Elke Krasny  që do të flasë për karakteristikat që definojnë qytetet e shek. XXI. Ajo do të flasë rreth ekspozitës së saj “Hands- On Urbansm. The Right to Green” dhe një përshkim i praktikave të agrikulturës urbane që inspirojnë ambiciet  kolektive të një komuniteti dhe emanicipimin publik. Armina Pilav do të flasë se si “gjendja e urbanizimit luftarak” në Sarajevë ka ndryshuar jetën e qytetarëve dhe vetë qytetin në një ambiet urban jashtëzakonisht të rrezikshëm në saje të bombardimeve të vazhdueshme, pa transport publik, elektricitet, ujë dhe ushqim. Ligjerata do të vezhdojë me Violeta Nushin dhe Daniel Cosentinon themeluesi i “Community Design Prishtina” dhe Zv. President i A.U.K. i cili do të shpërfaqë projektet kryesore të realizuara nga CDP em focus në renovimin e sheshit të lojrave në lagjen Tauk Bahçe në Prishtinë. Prezentimi i Sean Martindale do të ekplorojë metodat e mundshme se si arti dhe dizajni mund të adresojnë çështjet ekologjike duke reflektuar në një numër projektesh nga intervenimet e tija publike në praktiktë. Prezentimet do të zgjasin gjatë gjithë ditës duke filluar nga ora 14:00 deri në ora 19:30 ndërkaq do të përmbyllet me koktej rasti. Dita e Dielë do të vijojë njëlloj, kësaj rradhë folësi i parë do të jetë Bashkim Dyla, inxhinjer i Elektroteknikës dhe Energjisë së Ripërtrishme. Dyla për ligjeratën e tij për ECOWEEK  Prishtina 2016 do të ndajë eksperiencat e tij mbi “Kriteret Për Ndërtime Energjetike Efikase“. Ai do të fillojë ligjeratën me definimin e masave fizike të nevojshmepër llogaritjen e një ndërtese efiçiente, për të vazhduar më pas me të hapat e rradhës të procesit të evaluimit. Në të njejtën frymë do të vazhdojë Petrit Ahmet që do të sqarojë metodologjinë, procesin dhe rezultatet e pritura nga hulumtimi i tij aktual mbi vlerësimin e burimeve të ngrohjes në sektorin e banimit në Prishtinë.   Pas pushimit do prezentimet vijojnë me Natalie Pantelidou që do të prezentojë punën e saj për “shpëtimin” e zonës Delta, në gjirin e lumenjëve Gallikos dhe Axios- lumi më i madh në Greqi dhe idetë për ngjalljen dhe ripërtrirjen e kësaj zone të harruar të Thesalonikit. Ulf Meyer do të ndajë eksperiencën e tij mbi ndikimin e fasadës në performancën e energjisë në ndërtesa, duke shfrytëzuar hulumtimet e kryera në Japoni, Australi të dizajnuara nga zyra e arkitektëve Ingenhoven nga Gjermania.      

#ECOWEEKPRISHTINA2015

  • 12138334_769329436522287_4280284940831852474_o Vizore-Piktura
  • 12038778_769331709855393_8924850030744439487_o Grupet punuese
  • 12049459_767983769990187_5932143559741695305_n Archi Notebook
  • 12039404_767984279990136_1991358447601962869_n Tree Swing
  • 11249163_768354296619801_3175871859902211782_o Wired sky
  • 12091302_768793843242513_5697118501804617649_o Marigo the painter
  • 12074710_767984096656821_3400142717199771621_n Girl in work
  • 12068518_769092859879278_8844861398998878667_o Maketa
  • 12068458_769092953212602_327702491737067996_o Klodi
  • 12140031_768716716583559_5521966121475653527_o E panjohur bardh e zi
  • 12079112_767984219990142_1699634321520854382_n Dorezat
  • 12729087_831004177021479_8137660243161120035_n Lyra në Piano